Formacionet zyrtare: Torpedo - Kukësi
Luhet në stadiumin Mikheil Meski sfida e parë në turin e tretë eliminator të Europa Leagues mes Torpedo Kutaisit dhe Kukësit.

Një sfidë e ndezur kjo, më shumë nga problemet jashtë fushe, që erdhën pas problemit me vizat për 4 lojtarë të ekipit verilindor.

Pas shumë përpjekjesh, 2 prej tyre, sulmuesi Rexhinaldo dhe portieri Maloku, u bashkuan me ekipin në Gjeorgji, dhe tashmë e gjithë vëmendja do shkojë tek fusha e lojës, ku kërkohet një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, për të shpresuar më pas në ndeshjen e kthimit në Shqipëri, që Kukësi të kalojë në fazën “play-off” të Europa League.

Formacionet e skuadrave:

Torpedo Kutaisi XI: Kvaskvadze, Tsintsadze, Kukianidze, Azatski, Gegetçkori, Dolidze, Kimadze, Marin, Hlinka, Kobakidze, Lacni.

Kukësi: Frashëri, Hoxha, Shameti, Qaqi, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Musolli, Kordeiro, Rexhinaldo, Harba.
Shtuar më 09/08/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori