Formacionet zyrtare, Udinese-Milan
Milani luan sot sfidën e parë në Seria A për këtë sezon, në transfertë përballë Udinezes.

Më Xhampaolon në stol, kuqezinjtë tashmë fokusohen vetëm tek kampionati dhe Kupa këtë sezon, duke kërkuar ta nisin me një paraqitje pozitive që në këtë transfertë.

Ky do të jetë provimi i parë zyrtar për trajnerin e ri kuqezi, që është shfaqur optimist për lojën në rritje të ekipit të tij në ndeshjet para-sezonale. Gjithsesi, edhe pas merkatos, në përgjithësi formacioni i "Djallit" përbëhet nga lojtarë që kanë qenë edhe sezonin e shkuar në shtëpinë kuqezi.



Formacinet zyrtare:

Udineze: Muso, Pecela, Trost-Ekong, Samir, Larsen, Fofana, Mandragora, Jajalo, Puseto, Rodrigo, Lasanja. Trajner: Tudor.

Milan: Donaruma, Kalabria, Muzakio, Romanjoli, Rodribez, Borini, Çalhanoglu, Paketa, Suso, Kastijeho, Piontek. Trajner: Xhampaolo.
Shtuar më 25/08/2019, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori