Formacioni i historisë sipas Cruyff (FOTO LAJM)

Lev Jashin - Ish BS
Legjenda e futbollit hollandez, Yohan Cruyff, ka publikuar formacionin më të mirë në historinë e futbollit. Për çështje etike ai ka lënë jashtë veten e tij, ndërkohë që bie në sy që ka grumbulluar dy holandezë të tjerë, pikërisht mbrojtësin Krol dhe mesfushorin Keizer. Gjithsesi, edhe pse mungojnë shumë emra që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në këtë sport, dy lojtarët që po dominojnë me shifra të jashtëzakonshme, si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, nuk janë përfshirë.

Të bësh formacionin më të mirë në histori nuk është aspak e lehtë, por unë jam munduar që në 11-shen time të kem lojtarët më të talentuar, të cilët kanë bërë historinë. Futbollistë që kanë pasur cilësi të jashtëzakonsCruyff.

Ai ka përzgjedhur treshen Pele-Maradona-Garrinça për sulmin, ndërkohë që në mesfushë bie në sy që dyshja e qendrës përbehet nga mitiku Boby Charlton dhe Pep Guardiola. Përzgjedhja e këtij të fundit është një tregues i qartë i raportit të shkëlqyer që kanë me njeritjetrin, i cili u konfirmua edhe me bashkëpunimin që patën kur Pep drejtonte Barcelonën.

I pyetur për Messin dhe Ronaldon, ai tha: "Unë kam bërë një zgjedhje personale dhe mendoj se kam atë të duhurën. Ata që janë në formacionin tim kanë bërë historinë".

Është komentuar negativisht edhe mungesa e lojtarëve si Zidan, Platini, Van Basten apo Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2012, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori