Formacioni i kombinuar mes Atletico Madrid dhe Juventusit
Atletico Madrid – Juventus është ndeshja kryesore e natës së sotme në Champions League.

Skuadra madriliane në ‘Wanda Metropolitano’ pret kampionët dhe liderët e Serie A, skuadrën e Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ që këtë sezon po e zhvillon me ambicie për të triumfuar pas transferimit të Cristiano Ronaldos, ka udhëtuar në Spanjë me optimizëm të madh për rezultat pozitiv.

Në anën tjetër, Diego Simeone, do të kërkojë që skuadra e tij të minimizojë ‘prezencën’ e Ronaldos në ‘Wanda Metropolitano’, duke kërkuar fitoren në ndeshjen e parë.

‘Goal.com’ ka publikuar një formacion të kombinuar duke zgjedhur mes lojtarëve të dy skuadrave. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori