Formacioni i mundshëm i Juventusit kundër Lyon
Ndeshja e parë në Francë e zhvilluar në muajin shkurt i ka takuar Lyon me rezultat 1:0, kështu që tani Juventus ka nevojë për një fitore me mbi dy gola epërsi.

Me Dybalan e lënduar, trajneri Maurizio Sarri i mbetet të gjejë zgjidhje për fazën e sulmit.

Kjo nënkupton se Gonzalo Higuain do të startojë në qendër, me Cristiano Ronaldo dhe Juan Cuadradon që do të ndihmojnë nga krahët.

Nëse Cuadrado vendoset në pjesën e mbrojtjes, atëherë Federico Bernardeschi do të zë vendin e tij në pjesën sulmuese.Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Cuadrado, Higuain, Ronaldo.
Shtuar më 07/08/2020, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori