Formacioni i mundshëm i Kosovës, Challendes vjen me dy ndryshime kundër Anglisë (FOTO LAJM)

Kosova do ta ketë përballjen më të vështirë deri më tani në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

"Dardanët" do të jenë transfertë ndaj kombëtares angleze në oren 20:45, në stadiumin Southamptonit i cili kapacitet prej 32505 ulësesh.

Bernard Challendes pritet të bëjë dy ndryshime për takimin e pestë në rrugën drejt evropianit.

Në vend të Edon Zhegrovës, pritet të startojë talenti i Hannover 96, Florent Muslija, i cili debutoi në fitoren kundër Republikës Çeke me rezultat 2-1.

Gjithashtu edhe Valon Berisha do të jetë në formacionin startues para Elbasan Rashanit, i cili asistoi te goli i barazimit që e realizoi Vedat Muriqi.

Shtuar më 10/09/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori