Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, është shpallur PFA -
lojtari i
vitit dhe po ashtu është përfshirë në
formacionin më të mirë të sezonit.
Holandezi mposhti konkurrentë, si treshja e
Manchester Cityt: David Silva, Sergio Aguero dhe Joe
Hart, si edhe Wayne Rooney (
Manchester United) e Scott Parker (Tottenham) për të rrëmbyer këtë çmim.
Lojtari i ri më i mirë u shpall mbrojtësi i Tottenhamit, Kyle Walker.
Ndërkaq,
Manchester City ka dominuar me numrin e lojtarëve në
formacionin e
vitit. Joe
Hart, Vincent Kompany, David Silva dhe Yaya Toure janë votuar në njëmbëdhjetëshin më të mirë të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012,
ora 08:43