Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në botë (FOTO LAJM)

Me fillim të vitit 2020 “Transfermarkt” publikoi formacionin më të shtrenjtë në botë.

Që nga atëherë ka pasur shumë ndryshime duke filluar me krizën e pandemisë COVID-19, uljen e çmimeve të lojtarëve dhe një merkato të transfereve më të gjatë se zakonisht. Afati kalimtar i transfereve është mbyllur tashmë në shumë liga dhe vlerat e lojtarëve kanë ndryshuar.

Sipas “Transfermarkt”, formacioni më i shtrenjtë në planet përmban dy lojtarë të Bundesligës, për dallim nga formacioni i publikuar në janar, dhe ka një vlerë prej 1.19 miliard euro, 200 milionë më pak se ai në janar. Formacioni i ri ka ndryshime, përfshirë largimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Andrew Robertson dhe inkuadrimin e mbrojtësit të Bayernit Alphonso Davies dhe largimin e mesfushorit të Chelseat duke e zëvendësuar me mesfushorin Joshua Kimmich.

Liverpooli ka më së shumti lojtarë në formacion me gjithsej tre prej tyre të përfshirë duke vazhduar me Bayern Munich, Manchester City dhe PSG që kanë nga dy lojtarë dhe Juventus së bashku me Atletico Madridin me nga një lojtar.

Kështu duket formacioni më i shtrenjtë në planet:

Oblak (Atletico Madrid) – 90 milionë euro

Trent Alexander-Arnold (Liverpool) – 110 milionë euro
Virgil van Dijk (Liverpool) – 80 milionë euro
Matthijs de Ligt (Juventus) – 70 milionë euro
Alphonso Davies (Bayern Munich) – 80 milionë euro

Joshua Kimmich (Bayern Munich) – 85 milionë euro

Kevin de Bruyne (Manchester City) – 120 milionë euro
Sadio Mane (Liverpool) – 120 milionë euro
Raheem Sterling (Manchester City) – 128 milionë euro

Neymar (PSG) – 128 milionë euro
Kylian Mbappe (PSG) – 180 milionë euro.
Shtuar më 18/10/2020, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori