Formën fantastike të Bruno Fernandes e tregojnë këto statistika
Bruno Fernandes është transferuar te Manchester United në janar, për një çmim prej 55 milionë euro, nga Sporting Lisbonë.

Ende pa kaluar një vit i plotë, ai po dëshmon se është investimi më fitimprurës që ka bërë ndonjëherë Manchester United.

Portugezi deri më tani ka zhvilluar 35 ndeshje për Manchester United.

Dhe në këto 35 ndeshje, është përfshirë në 34 gola. Fernandes ka arritur të shënoi 21 herë, dhe të asistoi 13 herë.

Pas shumë transferimeve të dështuara në vitet e fundit, duket se ‘Djajtë e Kuq’ më në fund kanë qëlluar në shenj./
Shtuar më 25/11/2020, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori