Formula 1, bëhet me një Schumacher të ri
Formula 1, duket se nuk do ta humbasë përgjithmonë emrin Schumacher.

Bëhet fjalë për djalin e legjendës Michael Schumacher, Mick Schumacher.

Mick ashtu si dikur i ati ka treguar aftësi të shkëlqyera në pilotimin e supermakinave dhe për këtë arsye është vënë në shënjestrën e Toro Rossos.

Piloti 19-vjeçar po bën paraqitje fantastike këtë sezon në kampionatin F3 të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe këtë e vërtetojnë fitoret e dy garave, më e fundit në Çmimin e Madh të Nurburgringut fundjavën e kaluar, që i jep mundësinë atij t’i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes, që mbahet nga Dan Ticktum me një diferencë prej vetëm 16 pikësh. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori