Foto ekskluzive, kush e mori fanellën e danezit Jorghensen? (FOTO LAJM)

Foto: Ervin Shkulaku/albeu/
Lojtarët e Danimarkës pas ndeshjes me Kosovës kanë treguar respekt për ushtarët e KFOR-it që janë në Kosovë.

25 ushtarë daneze në Kosovë kishin blerë bileta për ta shikuar ekipin e tyre kombëtar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Njëri nga ta doli nga ky stadium me dhuratën e marrë nga Erikseni.

Por, edhe Mathias Jorghensen e dhuroi fanellën e tij për ushtarët e KFOR.

Albeu.com ka fiksuar momentin kur ushtari i KFOR merr dhuratën dhe duket shumë i lumtur.

Kosova nuk ka mundur të fitojë përballë danezëve por ka zhvilluar një lojë tepër të bukur dhe e ka humbur fitoren vetëm në minutat e fundit. Ndeshja përfundoi 2-2./albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori