Në Italia e konsiderojnë të Tomas Strakoshën si e ardhmja e portës së
Lazios. Djali i legjendës së kombëtares, Foto
Strakosha, siç thekson edhe faqja e internetit, ka arritur të të pasojë trashëgiminë e familjes. Në një intervistë për kanalin zyrtar të
Lazios, Tomas
Strakosha e pranon se ishte i ati ai që i injektoi dashurinë për këtë sport.
“Jam dashuruar me këtë sport duke parë tim atë. Kam nisur të luaj që në moshën 4-vjeçare dhe gjithmonë kam qëndruar në portë. Më pëlqejnë përgjegjësitë që të jep ky rol sepse mund të ndikosh në fitoren apo humbjen e një ndeshjeje. Kujtoj kur në vitin 1999 babai im luajti në Kupën e Kupave
kundër Lazios kur ishte pjesë e Panionios. Më thotë përherë se të luaje
kundër një skuadre të tillë ishte një emocion shumë i madh.
E kam nisur karrierën pikërisht te Panionios por pjekurinë e arrita te Lazio. Bashkimi me skuadrën e parë që në moshën 17-vjeçare ishte një arritje e madhe. Gjatë sezonit të parë me të rinjtë e
Lazios fitova titullin por nuk do të harroj asnjëherë edhe suksesin e 26 Majit në finalen e Kupës së Italisë
kundër Romës”, thekson në intervistën e tij 21 vjeçari i Kombëtares Shqiptare.
Shtuar më 14/01/2017,
ora 17:45