Foto Strakosha largohet nga Olimpiakos, tani do të stërvit djalin te Lazio
Pëlqej
Foto Strakosha do të vazhdojë karrierën e tij si stërvitës portierësh në Itali duke mbyllur aventurën në akademinë e Olimpiakosit.

Portieri veteran ka pranuar propozimin e lacialëve për të mbajtur të njëjtën post në akademinë e bardhekaltërëve duke pranuar në këtë mënyrë propozimin e Drejtorit Sportiv, Igli Tare, raporton Albeu.

Strakosha do të jetë dhe në sfidën e sotme ndaj Panathinaikos, dhe më pas do të shpërngulet në Romë, atje ku do të stërvit djalin e tij. Një trinom i bukur me djalin Thomas dhe Taren, duke përfaqësuar me shumë dinjitet Shqipërinë./albeu.com/

Shtuar më 18/03/2017, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori