Fotoja që po prek botën, tifozi i vogël duke pritur Messin të vijë në stërvitje
Tifozët e Barcelonës refuzojnë të besojnë se largimi i Lionel Messit nga Barcelona mund të ndodh, me lojtarin që është simbol i klubit, kapiten, shënuesi dhe lojtari më i mirë i historisë së tyre.

Të martën, Messi zyrtarisht ka njoftuar Barcelonën se dëshiron të largohet, duke qenë i zemëruar me situatën e krijuar në klub, lufta mes lojtarëve dhe menaxhmentit jo kompetent, i cili ka sjellë investime të shtrenjta por të dështuara.

Barcelona nuk arriti të fitonte asgjë në sezonin e fundit, dhe humbja 8:2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, ka çuar Messin deri te ky vendim.

Sidoqoftë, tifozët nuk duna ta besojnë këtë gjë, me Messin që e kanë ëndërruar të përfundojë karrierën në klubin e tyre.

Njëri prej tyre është një djalë i vogël, i cili herët në mëngjes ka ardhur në Cituat Esportiva, te kampi i stërvitjes së klubit, ku futbollistët u mblodhën për të kryer testin për COVID-19, para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

Djali, me një maskë mbrojtëse me stemën e Barcës në fytyrën e tij dhe fanellën e Messit të veshur, po priste me padurim që idhulli i tij të shfaqej.

Ai nuk interesohej për Suarez, Koeman e të tjerë, apo për veturat e tyre luksoze.

Djaloshi priste Messi, dhe kur nuk e takoi atë, u ul në buzë të trotuarit.

Kjo skenë ka prekur thellë tifozët e futbollit në gjithë botën.
Shtuar më 30/08/2020, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori