Fotoreporteri i famshëm italian sulmon ashpër futbollistin e Interit
Klima tek Interi nuk është ndër më të mirat, sidomos pas fillimit të vitit 2019. Benzinë zjarrit i ka hedhur fotoreporteri i njohur italian Fabricio Corona, që nga profili social i revistës që drejton ka sulmuar Marceelo Brozoviçin. Kroati akuzohet se ka shkuar të argëtohet pas humbjes së zikaltërve ndaj Bolognas një javë më parë.

Në ndihmë të mesfushorit ka dalë shoku i repartit Radja Nainggolan, i cili ka kërkuar që të mos shpikin lajme. “Më etiketoni po deshët, por shkruani lajme me vlerë, ju lutem. Ky nuk është një bar, por një restorant. Edhe komentuesit e tjerë po e tregojnë se nuk jeni të besueshëm.

Pas ndeshjes, Brozovic ka shkuar të darkojë. Nuk ka nargjile poshtë tavolinës së tij. Zgjohuni, mos shpikni dhe bëni mirë profesionin tuaj”, ka shkruar “Ninxha” zikaltër.

Reagimi ka qenë i shpejtë nga ana e Fabricio Koronës, i cili ka replikuar me një përgjigje provokuese: “I dashur Radja, faleminderit për sqarimin, të gjithë e dimë se sa mirë i njeh të gjitha lokalet në Itali. Përpos kësaj, askush nuk i eviton Brozovicit figurën e shëmtuar, sepse në vend që të shkonte në shtëpi ka shkuar në një lokal k…vash. Më habit fakti që nuk ishit bashkë”.
Shtuar më 10/02/2019, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori