FOX reportazh për talentin pejan: Për të betejat e fushës nuk janë asgjë (FOTO LAJM)

Pëlqej
"The Little Rock Trojans" janë në mes të sezonit më të mirë në histori të tyre dhe krejt kjo falë djaloshit shqiptar nga Peja, Lis Shoshi.

Televizioni i njohur amerikan "Fox 16" i ka bërë një reportazh djaloshit shqiptar, për atë që ka kaluar në jetë deri të arritja këtu ku është, ku shihet si një shpresë e madhe për NBA.

"Për të betejat e fushës nuk janë asgjë", titullohet reportazhi për djaloshin pejan.

"Ai vjen nga një vend që në vitet '90 u zhvillua një nga luftërat më tmerrshme", thuhet në reportazhin e bërë nga "FOX 16" për djaloshin shqiptar.

Lis Shoshi i ka vënë emrin vetes Little Rock. Ai është i preferuari i fansave, por nuk është nga këtu (SHBA).

Ai është i lindur Pejë të Kosovës në vitin 1994. Në moshën 4-vjeçare edhe ai sikurse shumica e shqiptarëve u desh të largohet nga shtëpia e tij.

Ai është pyetur edhe për luftë. "Nuk e dija se çfarë ishte duke ndodhur. Isha paska i mërzitur, por isha i ri dhe nuk e dija se çfarë ndodhte", ka thënë Lisi.

"Hipëm në autobus dhe nuk e dinim se nga jemi duke shkuar. Vetëm kur e pamë vetën në Shqipëri", tha Lisi për Fox, transmeton Telegrafi.

Ai qëndroi si refugjatë me familje për tre muaj në Shqipëri. Kur u kthye në shtëpi asgjë nuk ishe më njëjtë.

"Shumë shtëpi të fqinjëve ishin djegur, pothuajse 95%. Njerëzit nuk kishin ku të qëndronin", tregon ai.

Gazetari e pyeti edhe për ish presidentin amerikan Bill Clinton. Lisi si shumë shqiptar i tregoi se ai është një hero në vendin e tij, Kosovë, ku ka edhe statujë. /albeu.com/

Shtuar më 03/03/2016, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori