Frank Lampard tërhiqet zyrtarisht nga futbolli i luajtur
Legjenda e Chelsea-t, Frank Lampard, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga futbolli i luajtur në moshën 38-vjeçare. Ish-lojtari i Chelseat, West Hamit, Manchester City-t dhe së fundmi i New York City FC, do të mbahet mend nga të gjithë si një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

"Kam marr oferta të shumta për të vijuar sërish që ta luajë, por pas 21 vitesh të pabesueshme, unë kam vendosur se tani është koha e duhur për të përfunduar karrierën time si futbollist profesionist.

Do të doja të falënderoja shokët e skuadrave, trajnerët, menaxherët dhe stafin, që pata privilegjin për të punuar me të. Sigurisht, pjesa më e madhe e zemrës sime i takon Chelsea, një klub i cili më ka dhënë aq shumë kujtime të mëdha.

Është e pamundur që të falënderoj në mënyrë individuale të gjithë njerëzit, që më ndihmuan dhe mbështetën në 13 vitet e mia tek Chelsea", ka shkruar Lampard në një postim në Instagram.


Shtuar më 02/02/2017, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori