Franca humbet një tjetër lojtar për "Euro 2016"
Nuk kanë fund problemet për Francën në prag të Euro 2016. Didier Deschamp detyrohet të ndryshojë për të disatën herë listën e të grumbulluarve për shkak të dëmtime të shumta që kanë prekur përfaqësuesen e “Gjelave”, kundërshtaren e Shqipërisë në Grup A.

Lassana Diarra është detyruar ta braktisë kombëtaren pas dëmtimit që pësoi në miqëson me Kamerunin, që përfundoi 3-2 në favor të francezëve.

Në vend të tij Deschamp ka grumbulluar mënjëherë mesfushorin e Manchester United, Morgan Schneiderlin, i cili numëron 15 ndeshje me kombëtaren.
Shtuar më 01/06/2016, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori