Franca, Ribery le Kombëtaren
Pëlqej
Franck Ribery le Kombëtaren franceze në moshën 31-vjeçare. Ylli i Bayern Munchen e ka publikuar vendimin e tij në një intervistë për gjermanen "Kicker".

"Po ndalem, ka ardhur momenti", është shprehur Ribery.

Me fanellën e "Blues" fantazisti i Bayernit ka luajtur 81 takime duke shënuar 16 gola.

"Arsye personale. Dua ti përkushtohem më shumë familjes dhe të përqëndrohem më shumë te Bayerni, duke i lënë hapësira të rinjve", përfundon Franck Ribery. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori