Franca shokon me dy lëvizje të befasishme në formacion
Franca bën një surprizë të madhe në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë. Trajneri, Didier Deshamps mendohet se do të zbresë në fushën e lojës një formacion me skemën 4-2-3-1.

Të përjashtuarit e mëdhenj mendohet të jenë Antoine Griezmann e Pogba, që prej ditësh janë vënë në qendër të kritikave në median franceze për paraqitjen e tyre të dobët në sfidën me Rumaninë.

Vendin e tyre pritet ta marrin Coman dhe Anthony Martial që do të bashkohen me Payet për t’i dhënë ndihmën e tyre Olivier Giroud.

Për sa i përket pjesës tjetër të 11-shes kryesore te “blutë” nuk ka ndryshime. Në mesfushë konfirmohen Kante e Matuidi, ndërsa në mbrojtje para Lloris do jenë Sagna, Rami, Koscielny dhe Evra.
Shtuar më 14/06/2016, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori