"Ëndrra e Mane është që të vesh fanellën e Realit një ditë", "France Football" analizon të ardhmen e Mane
"Ëndrra e
Mane është që të vesh fanellën e Realit një ditë", me këtë titull të mrekullueshëm, “
France Football” analizon situatën në treg për sulmuesin senegalez të Liverpool, shkruan Albeu.com.
Lojtari 28-vjeçar ishte përfolur për dy vjet për një transferim te Reali i Madridit.
Ishte pikërisht revista franceze që ndezi fitiln në vitin 2018.
"
Mane do të ishte nënshkrimi i parë i Zidane për 2019-20", ishte lajmi nga
France Football.
Mediat raportuan në atë kohë që dorëheqja e trajnerit ndaloi operacionin. Dy vjet më vonë,
France Football thotë se ëndrra e
Mane është që të vesh fanellën e Madridit një ditë.
Ylli afrikan, gjithmonë sipas
France Football, do të kishte shijen e hidhur këtë sezon pasi nuk arriti të fitonte
"Topin e Artë".
Ai shpresonte të pasonte Xhorxh Ëeah, i vetmi afrikan deri më tani për të fituar këtë çmim (1995), por ai ishte i katërti pas Cristianos, shokut të tij të skuadrës Van Dijk dhe Messit, fitues.
Ky zhgënjim, së bashku me deklaratat e Klopp në të cilat ai deklaroi se Van Dijk e meritonte “Topin e Artë”, mund të ketë ndikuar në të ardhmen e lojtarit.
Keita Balde, i pyetur tha se për AS Real Madrid është një ekip që mund ta joshë
Mane.
"Kjo varet nga shumë gjëra. Nuk e di cili është vendimi i tij. Në një apo dy vjet, mbase ai do të dëshirojë të ndryshojë dhe nuk mendoj se dëshiron të jetë atje gjatë gjithë jetës së tij. Ai është një djalë i zgjuar dhe ai e di se çfarë është më e mira për të dhe çfarë duhet të bëjë”.
Një muaj më parë, Momo Sissoko, një ish-lojtar i Valencias, na befasopi kur deklaroi në një intervistë në Itali: "Unë mendoj se
Mane do të shkojë në Madrid ...".
Me një kontratë me Reds deri në vitin 2023, largimi i tij nga Anfield është më se i ndërlikuar. Ai nënshkroi në vitin 2016 nga Southampton për 34 milion euro pas një sezoni mahnitës (15 gola dhe nëntë asistime),
Mane është bërë një pjesë themelore në skemën e Jurgen Klopp.
Liverpool nuk është një klub shitës, por në rast të negociatave, vlerësimi aktual i lojtarit vlerësohet rreth 150 milion euro," shkruan “
France Football”. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2020,
ora 22:14