Edhe pse te Milani ka tre ndeshje që fitohet, përsëri gazeta franceze, “
France Football” vazhdon të shkruajë se
trajneri Gennaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i
Milanit.
Ata shkojnë edhe më tej teksa bëjnë me dije se
trajneri i ardhshëm i kuqezinjve do të jetë Arsene
Wenger. Gjithnjë sipas “
France Football”
Wenger ka kohë që ka nisur tashmë tratativat me skuadrën e
Milanit dhe dakordësia është pothuajse e arritur.
Në këtë post
Wenger do të zëvendësonte trajnerin Gattuson i cili deri para pak kohësh ishte në krizë rezultatesh te kqezinjtë. Nga ana tjetër
Wenger është përfolur shumë edhe për të marrë drejtimin e skuadrave si Bayern i Munichut, Real Madrid, Fenerbahçe ose skuadrën Kombëtare të Kinës.
Shtuar më 05/11/2018,
ora 20:45