"France Football" shpall trajnerët më të mirë në histori, në krye një holandez
Revista prestigjioze "France Football", ka publikuar renditjen e trajnerëve që konsiderohen më të mirët e historisë.

Në këtë listë nuk ka se sit ë mungojë trajnerët Italianë. I pari Italian qëndron Arrigo Sachi. Ish-trajneri i Milanit që revolucionarizoi dhe ndryshoi mentalitetin e futbollit italian është nderuar me vendin e tretë të renditjes.

Ndërkohë të tjerë italianë në këtë listë janë Carlo Anchelotti, i cili renditet në vendin e 8, teksa vetëm vendi i 12 për Trapatonin, gjithashtu të pranishëm në listë ishin dhe Marcelo Lipi, Capello apo Antonio Conte.

Ndërkohë sa i përket vendit të dytë, mbahet nga legjenda e Manchester United, Sër Aleks Ferguson, ndërsa në krye ishte emri i trajnerit holandez Rinu Mishels, i cili njihet edhe si njeriu që aplikoi futbollin total. Ndërkaq, vendi i 5 për trajnerin e Mançster City-t, Pep Guardiola. / /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori