Francë, “paqe” mes Marseille dhe Lyon
Nuk pati fitues në përballjen mes Marseille dhe Lyon, e konsideruar si klasikja e Francës. Takimi i luajtur në “Velodrome” dhuroi spektakël dhe emocione, ndërsa dy ekipet morën nga një pikë me barazimin 2-2. Marseille kaloi në avantazh në minutën 16 me gol të Cheyrou, por pak minuta më pas Brandao dyfishon rezultatin.

Ndërsa tifozët vendas festonin ende golin e Brandaos, Gomis shënon golin e shpresës për Lyonin. Goli tjetër për miqtë vjen si dhuratë nga mbrojtësi i Marseille, Souleymane Diawara, që vendos ndeshjen në ekuilibër.

Masat ishin marrë mirë në Marseille për të mbrojtur takimin nga kushtet e të ftohtit ekstrem, nga i cili u shtynë dy ndeshjet e tjera Caen-Auxerre dhe Sochaux-Lille. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2012, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori