Francë-Shqipëri, me "gjelat" kemi fituar vetëm në miqësore
Shqipëria do ta luajë ndeshjen e dytë në Grupin A të mërkurën në mbrëmje në orën 21:00, në Marsejë. Pas humbjes së hidhur e ndaj helvetëve, De Biazi kërkon që të bëjë mrekullinë në ndeshjen e dytë.

Nëse flasim në gjuhën e statistikave, "gjelat" janë dukshëm favoritë. Në kualifikuese të Kampionateve Europiane, këto dy kombëtare janë takuar 4 herë. Asnjë fitore dhe asnjë barazim për shqiptarët, të katërta humbje.

Kuqezinjtë kanë shënuar 1 gol dhe kanë pësuar 11 të tillë. Mes tyre janë zhvilluar edhe 2 ndeshje miqësore, një e fituar nga Shqipëria 1-0, në “Elbasan Arena” me gol të Kaçes, dhe tjetra e përfunduar në barazim 1-1, në Rennes.
Shtuar më 13/06/2016, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori