Francë-Spanjë, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

FRANCA (4-3-3)
Pëlqej
Sot fillon një epokë e re për kombëtaren dhe futbollin spanjoll. Pasi dominoi për 12 vjet skenën ndërkombëtare me fitimin e titujve madhorë radhazi, "La Roja" kërkon të ngrihet nga rrënojat e zhgënjimit në "Brazil 2014" me misionin për të mbrojtur kurorën europiane në miqësoren përballë Francës së Didier Deschamps.

Deri para dy muajsh ekipi i Vicente Del Bosques do të ishte favorit i padiskutueshëm, por ekspedita braziliane i ndryshoi gjërat me eliminimin e iberikëve që në fazën e grupeve, ndërsa Franca pati një largim shumë më pak të dhimbshëm me eliminimin pas humbjes minimale 1-0 me Gjermaninë në çerekfinale.

Teknikut spanjoll i takon të nisë një cikël të ri më shumë ndryshime, pikë së pari sot i duhet të rishpikë mesfushën pas tërheqejeve të Xavi Hernandez dhe Xabi Alonsos, duke i shtuar këtu dhe mungesën e Andres Iniestas për probleme fizike.

Kuriozitet gjeneron po ashtu dhe reagimi që do të japë Diego Costa, sulmuesi për të cilin u luftua aq shumë jashtë fushe, por që brenda tapetit të gjelbër nuk i justifikuoi aspak parashikimet në Brazil.

Në një kohë kur shumë mendojnë se tiki-taka spanjolle tashmë është e tejkaluar Franca e pasur me talente por që i mungon eksperienca përjeton një tjetër situatë. Blutë e Deschamps u mundën por luajtën me kokën lart përballë Gjermanëve në ndeshjen e tyre në Brazil dhe si mikpritës të Euro 2016 padyshim që shikojnë entuziaztë drejt së ardhmes për të ngritur lart kurorën kontinentale në shtëpinë e tyre.

Didier Deschamps, që pritet të hedhë në fushë një formacion pa shumë ndryshime nga ai që u përball me gjermanët, i duhet të bëjë pa Laruent Koscielnyn që është zëvendësuar nga Jeremy Mathieu.

Fuqitë e futbollit kontinental përballen në Paris, një territor fatsjellës për Del Bosquen që ka fituar 3 herë aty kundër gjelave, por sot në "Stade de France" kjo miqësore mund të jetë dëshmimtarja e një historie të re, të asaj që shtron rrugët e Francës dhe Spanjës drejt Euro 2016. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori