Francezët dhe gjermanët përgatiten për EURO 2008
Albeu.com
Kombëtarja gjermane është e bindur se do të triumfoi në EURO 2008, ndërsa trajneri francez Domenek thotë se suksesi i tyre do të varet nga fudbollisti Frank Riberi.Kombëtarja e Gjermanisë zhvilloi stërvitjen e parë në ishullin spanjoll të Majorkës në përgatitjet për EURO 2008. Tim Borovski mungoi në stërvitjet në stadiumin e Real Majorkës, pasi është goditur nga gripi, ndërsa Mario Gomez dhe Arne Fridrih nuk përfuduan stërvitjet e para, për shkak të lendimeve. Mirëpo të gjithë në kampin gjerman janë të bindur se atmosfera e mirë është parakusht për të arritur rezultate të mirë në EURO 2008.

"Jam i bindur se ne jemi mjaft të fortë, kur kemi disa lojtarë të mirë, të cilët do të mundohen deri në maksimum që ne të jemi të suksesshëm. Atmosfera këtu është e shkëlqyeshme dhe nga ajo që kam shijuar në ditët e para, më bën të jem konfident se mund të jemi gjatë kohë në turne.", deklaron Thomas Hitzelsperger, mesfushor i kombëtares gjemrane.

Përballja e parë e Gjermanisë në EURO 2008 do të jetë me Poloninë, në qytetit austriak Klagnefurt më 8 qershor.

Edhe kombëtarja e Francës i filloi përgatitjet për EURO 2008. Për herë të parë në dekadën e fundit, Franca do të jetë pa Zinedin Zidanin dhe pa portieri Fabien Bartez. Mirëpo trajneri Rajmond Domenek, beson se Frank Riberi mund të jetë çelësi i suksesit, pas një sezoni të sukseshëm me Bajernin e Munihut.

"Shpresojë se do të jemi kompetitiv, pasi është një garë të cilën të gjithë dëshirojmë të fitojmë. Është garë e vështirë, prandaj është e rëndësishme të përgatitemi mirë në stërvitjet dhe ndeshjet miqësore. Është e rëndëishme të shkojnë të gjitha gjërat mirë dhe të jemi të gatshëm për përballjen e parë ndaj Rumanisë.", tha Franck Ribery, mesfushor i Francës.

Shtatë futbollist nga 30 të grumbulluar në kampin francez Klerfonten, do të largohen para 28 majit, ditës së fundit kur duhet të dorëzohet lista e 23 futbollistëve për EURO 2008, e cila eksluzivisht vjen në ekranet e TV ALSAT, prej 7 deri më 29 qershor. (alsat maqedoni)
Shtuar më 24/05/2008, ora 20:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori