Francezët shpërthejnë me kritika kundër Neymarit
Pëlqej
Lojtari që është vënë më së shumti në kritika pas humbjes se Paris Saint-Germain ndaj Liverpoolit është Neymar.

Analisti francez, Christophe Dugarry ka thënë se Neymar mendon që ai duhet ta rris paraqitjen në Champions, por kjo nuk funksionon në këtë mënyrë.

“Ka disa lojtarë që janë të qetë dhe të relaksuar”, tha Dugarry për televizionin francez kur foli për Neymarin.

“Ata mendojnë që nuk duhet të luajnë në maksimum në Ligue 1 dhe të rrisin nivelin në Champions”.

Mbrëmë dhe sot janë bërë shumë kritika në radio dhe shtyp, ku Le Parisien e kishte vlerësuar më notën 3 brazilianin, notën më të ulët nga gjithë lojtarët e tjerë në fushë.
Shtuar më 19/09/2018, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori