Franck Ribery mund të rikthehet në klubin e shtëpisë
Franck Ribery mund të bëjë një rikthim emocionues te Olimpique De Marseille.

Sipas shtypit francez, Ribery po mendon të kthehet në Francë, për të veshur edhe një herë fanellën e Marseille.

Skuadra e Marseille duket e gatshme të kthejë Riberyn në shtëpi, pas një aventure të gjatë të kaluar te Bayern Munchen.

Dihet se Ribery në qershor i dha fund qëndrimit prej 12 viteve te Bayern Munchen, ndaj transferimi i tij te Marseille do të jetë i lirë.



Shtuar më 28/07/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori