Franck
Ribery dëshiron që të vazhdojë kontratën me klubin gjerman
Bayern Munich.
Pasi shënoi gol në fitoren 3-1 të
Bayern Munich kundër Bayer Leverkusen, Franck
Ribery, bëri të qartë
dëshirën për të ardhmen e tij.
Francezi 34-vjeçar, që është pjesë e Bayernit që nga viti 2007, është në fundin e kontratës me klubin gjerman, që i skadon në qershor.
Por ai ka shprehur
dëshirën për të qëndruar në “Allianz Arena”, nëse dy palët bien dakord.
“Qëllimi im është të qëndroj në
Bayern Munich sa më gjatë që është e mundur”. tha
Ribery. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018,
ora 19:16