Frank Lampard beson në titull
Frank Lampard
Mesfushori i Chelsea, Frank Lampard ka thënë se skuadra e tij mund ta fitoj titullin e Premierligës. Lampard prej një kohe të gjatë ka qenë pjesë e Bluve të Londrës.

Ai ka thënë se deri me tani skuadra nuk ka pasur një fillim sensacionale sikurse e kanë bërë dy skuadrat tjera nga Manchester, por “të kaltërtit mund ta fitojnë titullin”.

Manchester United sakatoi Arsenalin me rezultat 8-2, ashtu sikurse bëri City duke e mundur me rezultat 5 me 1 skuadrën tjetër nga Londra Veriore, Tottenham, në javën e fundit.

Chelsea ka siguruar deri me tani dy fitore dhe një barazim por Lampard thotë se Chelsea do t'i tregoj kritikëve se e kanë gabim.

"Është vetëm fillimi i sezonit dhe ne nuk jemi ende të kompletuar", tha Lampard.

"Kam parë shumë lojëra. Nëse e shikoni Man City ata duken të mirë por kur ishin në Bolton morën dy gola. Sezoni sapo ka filluar dhe ende është herët të flitet për titull", tha Lampard. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2011, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori