Frank Lampard i bën për vete tifozët edhe si trajner
Lampard po bën gjithçka në hapat e tij të parë si trajner i Chelsea.

Ai mund të ketë qenë në drejtim të skuadrës vetëm një javë deri më tani, por Frank Lampard po bën gjithçka që të fitojë mbështetjen e tifozëve.

Legjenda e Chelsea ishte mjaftë i kërkuar për të zëvendësuar Maurizio Sarri, e ku kishte shumë pak alternativa të mundshme për këtë punë.

Tifozët po thonë se më në fund kanë gjetur një drejtues me një dashuri të vërtetë për klubin dhe tifozët.

Kjo lidhje mund të jetë vendimtare për të siguruar sukses afatgjatë, dhe duket se Lampard po bën gjithçka që mundet për të ndërtuar atë marrëdhënie me tifozët përpara sezonit të ri.

Lampard u pa duke biseduar me tifozët, duke nënshkruar autografe dhe duke bërë foto me një numër tifozësh që e kishin pritur jashtë vendit të trajnimit.
Shtuar më 12/07/2019, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori