Frank Lampard tërhiqet nga Kombëtarja
Pëlqej
Pas Steven Gerrard edhe Frank Lampard i jep lamtumirën kombëtares angleze. Mesfushori i cili në pjesën e mbetur të këtij viti do të luajë te Manchester City, përpara se të transferohet në Major League Soccer te New York City, nëpërmjet një deklarate zyrtare bëri të ditur vendimin e tij për tu tërhequr nga përfaqësuesja e "Tre Luanëve".

Lampard i jep fund kështu aventurës së tij me Anglinë pas plotë 15 vjetësh nga debutimi i tij. Gjatë kësaj periudhe futbollisti 36-vjecar ka zhvilluar në total 106 ndeshje me 1-herë kampionët e Botës, duke shënuar edhe 29 gola. Në deklaratën e tij dërrguar federatës angleze të futbollit Lampard shprehej.

"Kam marrë vendimin për tu tërhequr nga kombëtarja angleze e futbollit. Ishte një vendim shumë i vështirë për tu marrë nga ana ime pasi kam qenë pjesë e ekipit përfaqësues për një kohë shumë të gjatë. Në cdo moment që kam zbritur në fushë duke mbajtur veshur fanellën e Anglisë, unë jam ndier i nderuar për vetë faktin se kam qenë duke përfaqësuar vendin tim. Kam shijuar cdo minutë që kam luajtur me kombëtaren e tre luanëve. Duke marrë parasysh edhe moshën time, mendoj se ka ardhur momenti për tiu përkushtuar më tepër karrierës me klubet dhe familjes time. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar gjatë këtyre viteve në kombëtare si dhe të gjithë shokët që kam pasur në skuadër. Unë do të vazhdoj të mbështes ekipin përfaqësues dhe dua ti uroj fat skuadrës në fushatën eliminatore për Euro 2016", shprehet Lampard..

Mesfushori anglez përpara pak kohësh nënshkroi një kontratë 2-vjecare me klubin amerikan të New York City-it. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori