Franko Lerda mendon një Partizan ndryshe: Sherifin e sulmojmë!
Eliminimi nga Karabagu nuk la shije të hidhur te tifozët e kuq, pavarësisht rezultatit zhgënjyes të takimit të kthimit. Kjo sepse Partizani kishte përballë një ekip me një buxhet të frikshëm dhe se përballë tij, nuk u shthur për asnjë moment. Por kjo ka rritur pritshmëritë te skuadra në prag të ndeshjes së parë kundër Sherif Tiraspolit nesër në “Selman Stërmasi”, me trajnerin Lerda, që gjatë konferencës së posaçme për shtyp përpara takimit, ka deklaruar se pret diçka tjetër nga kjo përballje.

Ju bën të ndiheni optimist që Sherif Tiraspoli është një skuadër që është rinovuar së fundmi?

Sigurisht që përballë kemi një kundërshtar të cilin do ta vlerësojmë maksimalisht, duke ditur ecurinë e tij gjatë viteve të fundit. Është një skuadër që këtë sezon ka ndryshuar mjaft lojtarë. Por ne do ta vlerësojmë maksimalisht.

Si keni menduar ta zgjidhni problemin e golit?

Skuadra ka krijuar shumë raste në 2 përballjet e Champions, por nuk kemi arritur të realizojmë. Kjo nuk është problem. E rëndësishme është që ne të krijojmë raste.

Objektivi i Partizanit. A është kualifikimi detyrim?

Detyrim për ne është që të japim maksimumin. Të zhvillojmë me përpikmëri të gjitha ato që kemi zhvilluar në stërvitje. Për sa i përket kualifikimit ajo do të jetë në vazhdimësi të këtyre që thashë.

Prezenca e madhe e sulmuesve në skuadër

Parësore për mua është të sulmojmë në grup dhe të mbrohemi në grup si skuadër. Ky është objektivi që kam unë.

A ka presion në skuadër pas paraqitjeve pozitive ndaj Karabakut?

Kemi bërë dy paraqitje të mira ndaj Karabakut. Kjo falë respektit që unë kam pasur te skuadra dhe lojtarët e mi, për atë çfarë kanë dhënë në fushë. Treguan që përveçse janë lojtarë cilësorë, janë grup me mjaft vlera.

Rezultatet e çuditshme të Sherifit në Champions…

Në futboll ndodh gjithçka. Ajo që ne duhet të bëjmë është të përqendrohemi maksimalisht në fushë. E respektojmë Sherifin. Duhet të japim maksimumin në fushë.
Shtuar më 24/07/2019, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori