Frika nga agjentët rus, lojtarëve anglez ju modifikohen celularët
Sherbimet sekrete të Anglisë janë në tensionuar për futbollistët e Kombëtares së tyre, në këtë mënyrë ju kanë dhënë disa leksione për të shmangur të papriturat gjatë Botërorit "Rusia 2018".

Skuadra u informua se si të dilnin nga situata të rrezikshme dhe si të shmangnin njerëz të dyshimtë.

Të gjithë celularët e lojtarëve janë kontrolluar nga ekspertët kundër krimit kibernetik në Angli para nisjes për në Rusi.

Për çështje sigurie futbollistëve madje u janë vendosur disa aplikacione të veçanta në celularët e tyre të cilat do të fshihen më pas në momentin kur do të jenë përsëri në Angli.

Gjithashtu ata u këshilluan që të mos bënin blerje me llogaritë e tyre online, pasi ekzistonte frika e vjedhjes së të dhënave. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori