"Frika" nga VAR, rrallon kartonët e kuq në Seria A
Kampionati Italian njehet si një kampionat ku akordohen shumë penallti mdaje edhe shumë kartona si t ëverdhë ashtu edhe të kuq.

Por tashmë me implementimin e sistemit teknologjik të arbitrimit, VAR duket se gjërat kanë ndryshuar.

Seria A, po karakterizohet nga një numër i ulët i akordimit të kartonave dhe kjo sipas mediave italiane vjen nga "frika" e sitemit VAR, ku gjyqtarët dhe futbollistët përpiqen të jenë sa më të saktë.

Edhe pse Seria A, është një kampionat që ka mbrojtjen më të vështirë për tu kaluar, janë dhënë vetëm 5 kartona të kuq në 6 javët e para.

Në një analizë krahasuese me sezonet e kaluara, numri i kartonëve të kuq ka rënë ndjeshëm.

Në sezonin 2015-16, pas zhvillimit të 6 javëve të para u regjistruan 23 kartona të kuq, ndërsa vitin e kaluar kishte 12 të tillë, më shumë se gjysma e numrit mbresëlënës të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori