Frikë dhe ankth, grabitet familja e Thiago Silva
Ngjarje shumë e keqe për Thiago Silva dhe, mbi të gjitha, për familjen e tij. Siç raportohet nga "AS", në fakt, djali dhe halla e tij ishin “viktimat” e një grabitjeje. Ndërsa halla (motra e futbollistit) po shoqëronte djalin e Thiago Silva në një ndeshje në “Créteil”, një motor me dy persona u ndal para makinës së tyre.

Të dy zbritën dhe e sulmuan "prenë" e tyre, që duket se e kishin studiuar e piketuar më parë. Ata iu morën një orë "Gucci' me vlerë të madhe, por mbi të gjitha e kanë tmerruar hallën dhe djalin e Thiago Silva. Ata nuk do të jenë më në paqe në Paris.

Gruaja e ish-mbrojtësit të Milanit, Isabella, në fakt, menjëherë e ka denoncuar grabitjen në polici dhe ka shprehur publikisht shqetësimin e saj. "Ndjenja që mbizotëron është pasiguria. Ne kurrë nuk kemi refuzuar ndonjë fotografi apo autograf për tifozët, shpresojmë që policia t’i gjejë hajdutët", - tha ajo.
Shtuar më 24/04/2019, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori