Frikë nga infektimi me koronavirus, kjo kombëtare krijon ekip rezervash me 32 lojtarë
Republika Çeke ka grumbulluar një skuadër prej 32 lojtarësh rezervë për transfertën në "Hampden Park" në Skoci ditën e mërkurë, në rast se skuadra do të ketë probleme me Koronavirusin.

Çekët morën vetëm 18 futbollistë për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit ditën e djeshme. Nëntë udhëtuan të shtunën, ndërsa nëntë të tjerë u detyruan që të presin deri ditën e ndeshjes pas kontrolleve të fundit për "COVID-19", duke qenë se në analizën e fundit kishin dalë 3 raste pozitive.

Për ndeshjen e djeshme kundër Izraelit, ata kishin vetëm një sulmues në dispozicion, Matej Vidrën e Bërnlejt. Çekia udhëtoi gjithashtu drejt Qipros në fundjavë për një sfidë miqësore pa treshen e Viktoria Pëlzenit, Kalvaç, Kopiç dhe Ondrasek, sepse njëri prej shokëve të klubit të tyre kishte rezultuar pozitiv.


Federata njoftoi përpara nisjes drejt Skocisë se ka grumbulluar një ekip me 32 lojtarë në rast se do të ketë të papritura me përgjigjet e tamponëve.
Shtuar më 12/10/2020, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori