Frikë për Juventusin, ylli i ekipit në dyshim për sfidën ndaj Ajax-it
Trajneri Massimiliano Allegri rrezikon të mos ketë ditën e mërkurë, në ndeshjen e Champions League ndaj Ajax, mesfushorin Emre Can. Ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Milanit dhe u zëvendësua në minutën e 26-të.

Mësohet se 25-vjeçari gjerman kë pësuar një dëmtim në kavilje, çka detyroi trajneri ta zëvendësojë, me shpresën që të jetë gati për sfidën ndaj Ajax.

"Ka një ndrydhje të këmbës, por është një situatë pak delikate. Shpresoj që dëmtimi të jetë i lehtë, por do të shohimm se si do të shkojnë gjërat deri ditën e ndeshjes', tha Allegri. Vendin e Emre Can në fushën e lojës e zuri patrioti i tij Sami Khedira.
Shtuar më 07/04/2019, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori