Frikë për vendin e titullarit? Suarez: Nëse do të isha Lautaro, nuk do të largohesha nga Inter
Martinez raportohet se po ndiqet nga Barcelona pasi shënoi 16 gola në 31 ndeshje këtë sezon me Interin.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 1960, Luis Suarez, u zhvendos në drejtim të kundërt gjatë karrierës së tij, duke e lënë Barcelonën për Interin.

"Nëse do të isha ai, unë nuk do të ndryshoja skuadër", ka deklaruar 85 vjeçari për La Gazzetta dello Sport.

"Marrja e një vendimi nëse do të qëndrojë apo jo është shumë e nderlikuar, edhe pse nëse Messi do ta thërriste, atëherë do të ishte e thjesht të mendosh për të".

"Sidoqoftë, ne po flasim për një djalë i cili është akoma shumë i ri, dhe ai ka kohën e gjithë botës që të provojë sfida tjera në të ardhmen"./
Shtuar më 21/05/2020, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori