Frikë te Barcelona, Messi shfaqet duke çaluar (VIDEO)
Ende nuk dihet nëse Lionel Messi do të jetë 100% i gatshëm për përballjen me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Disa pamjepublikuar së fundmi, kanë shqetësuar edhe më shumë tifozët e Barçës.

‘El Chiringuito de Jugones’ ka publikuar disa pamje dhe raporton se Messi arriti sot në Lisboa duke çaluar.

Leo vuan nga disa shqetësime në kyçin e këmbës së majtë, lëndim i pësuar ndaj Napolit ku Barcelona fitoi 3-1.

Barcelona dhe Bayern Munich do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të premten nga ora 21:00.
Shtuar më 13/08/2020, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori