Frikë te Belgjika, i tremben Hazard për "Euro 2020"
Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez frikësohet se dëmtimi i yllit të skuadrës së tij Eden Hazard mund t’i kushtojë këtij të fundit pjesëmarrjen në kampionatin europian që do të mbahet në verë.

Për “Diario Sport”, tekniku i “Djajve të Kuq” thekson se është hidhëruar nga dëmtimi në kyçin e këmbës së yllit të Real Madridit në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Levantes.

“Jemi të gjithë të mërzitur sepse ky dëmtim do ta mbajë Edenin larg fushave për të paktën 3 muaj. Një lojtar si ai duhet të jetë në fushë. Kemi një komunikim perfekt me stafin mjekësorReal Madridit. Jemi në ankth për gjendjen e tij shëndetësore. Është për të ardhur keq sepse ky dëmtim erdhi përpara një ndeshje të rëndësishme si ajo me Mançester Sitin”, u shpreh Martinez.

Stafi mjekësor i Real Madridit komunikoi se Hazard do të mungojë të paktën 2 muaj për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës së djathtë, por stafi mjekësor i Realit dyshon se ish-lojtari i Çelsit mund të mungojë për një kohë më të gjatë duke rrezikuar të humbasë dhe EURO 2020.
Shtuar më 24/02/2020, ora 23:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori