Frikë te Chelsea, ylli i mesfushës rrezikon të humbë finalen e Europa League
Chelsea merr një goditje të rëndë vetëm dy ditë para finales së Europa League ndaj Arsenalit që do të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku.

Shtylla e mesfushës së Bluve të Londrës, francezi N’Golo Kante rrezikon seriozisht të mos luajë në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë.

Kampioni i Botës me Francën në Rusi 2018, ka pësuar një dëmtim në gju në stërvitjen e ditës së shtunë dhe mjekët e Chelseas nuk janë aspak optimistë se Kante mund të rikuperohet në kohë për derbin londinez që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Kante humbi edhe dy sfidat e fundit të Premier League për një problem në kofshë dhe mungesa e tij do të jetë një problem i madh për trajnerin Maurizio Sarri, i cili nuk do të ketë në dispozicion as tre lojtarë të tjerë si Rudiger, Loftus-Cheek dhe Hudson-Odoi.
Shtuar më 27/05/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori