“Frikësohet” Mourinho: Jemi në telashe
Pëlqej
Jose Mourinho është i brengosur që Manchester Unitedi po vuan nga lëndimet në pjesën më vendimtare të sezonit.

“Djajtë e Kuq” humbën Marcos Rojon dhe Zlatan Ibrahimovicin në sfidën kundër Anderlechtit në Europa League, derisa mungojnë për shkak të lëndimeve edhe Chris Smalling e Phil Jones.

Kjo po e shqetëson trajnerin portugez, i cili ka thënë se skuadra e tij është në telashe.

“Humbëm Rojon, nuk e kemi ta gatshëm Jonesin gjithashtu as Smallingun”, tha fillimisht portugezi.

“Tani jemi në telashe. Humbën edhe Ibrahimovicin, por në sulm kemi opsione: Rooney po rikthehet, të shohim nëse edhe Mata do të kthehet para fundit të sezonit. Të shohim çfarë do të ndodh”, shtoi më tej portugezi. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori