FSHF dënon dhunën në Vlorë
Incidentin e djeshëm në Vlorë e ka dënuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila nëpërmjet një deklarate për shtyp ka shkuar deri aty sa ka thënë se ai takim nuk duhej të kishte vazhduar më.

Sipas FSHF-së, nëpunësit e saj, zyrtarët e ndeshjes nuk duhej të kishin lejuar që Flamurtari-Skënderbeu të luante pas goditjes së presidentit të Skënderbeut.

Federata Shqiptare e Futbollit distancohet nga rasti i dhunës në stadiumin e Vlorës, duke kërkuar që me këtë incident të shëmtuar të mos përgjithësohet as Vlora dhe as futbolli shqiptar në përgjithësi. Federata bën me përgjegjësi në këtë rast organizatorin e ndeshjes (KF Flamurtari), Policinë e Shtetit, e cila nuk ka qenë në nivelin e detyrës, si dhe zyrtarët e ndeshjes, pra vetë punonjësit e FSHF-së, të cilët në momentin kur ndodhi incidenti i shëmtuar duhej ta kishin ndërprerë menjëherë takimin. Kur dhunohet një president klubi, akt më të rëndë nuk ka, ndaj federata do të kërkojë një zbardhje deri në detaj të këtij incidenti dhe vënie para përgjegjësisë sipas Kodit të Drejtësisë Sportive të fajtorëve”, – thuhet në deklaratën e FSHF-së.

Shtuar më 16/09/2013, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori