FSHF e bën zyrtare që luhet në Elbasan, por nuk jep shpjegime

FSHF ka zyrtarizuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet se ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhet në “Elbasan Arena” dhe jo në “Loro Boriçi”.

"Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ndeshja Shqiperi-Izrael, e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Botëror "Rusi 2018", do të luhet në Stadiumin "Elbasan Arena".

Takimi që do të zhvillohet më datë 12.11.2016 në orën 20.45, nuk do të luhet në Shkodër. Me një shkresë zyrtare, FIFA sot ka njoftuar FSHF, se takimi do të luhet në Elbasan", shkruhet në njoftim.

Por, në lajmin e publikuar nga FSHF nuk ka asnjë sqarim dhe arsye zyrtare se përse nuk do të luhet në “Loro Boriçi”.


Shtuar më 08/11/2016, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori