FSHF homazhe për legjendën e Tiranës, Skënder Hyka
Janë zhvilluar paraditen e së premtes homazhet për ish-futbollistin e Tiranës, Skënder Hyka, i cili ndërroi jetë të enjten.

Hyka lindi në vitin 1944 dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij sportive në klubin e vendlindjes “17 Nëntori”, në rolin e sulmuesit.

Ai ka luajtur edhe për ekipin kombëtar në një rast.

Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Shtuar më 06/07/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori