Prej ditësh, stadiumi "Zeqir Ymeri" në Kukës është shembur, pasi në gërmadhat e tij do të ndërtohet një impiant modern, me cilësitë dhe kushtet e kërkuara nga UEFA.
Punimet në këtë
stadium po ecin me
ritme të kënaqshme, diçka e cila vihet re edhe në këto pamje të publikuara nga kryetari i Bashkisë së
Kukësit dhe njëkohësisht, presidenti i klubit, Safet Gjici.
Së bashku me anëtarin ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, Gjici ka inspektuar
punimet në
stadium, teksa janë shprehur mjaft të kënaqur për punën e kryer deri në këto momente.
Arben Dervishaj: "
Punimet, siç shihen, krahasuar me herën e kaluar që ishim ne, ku bëmë një inspektim kanë ecur me
ritme të shpejta. Është bërë devijimi i rrjetit kryesorë të qytetit të
Kukësit. Ka filluar ndërtimi i kullës në pjesën qëndrore të tribunës përballë. Po vazhdojnë
punimet për themelet. Pra
ritme janë të kënaqshme, por ne i kërkuam, bashkë me kryetarin e Bashkisë, firmës që t'i shtojë akoma dhe më tepër ritmet, minimumi në dy turne, në mënyrë që brenda 8-9 muajve, nga 15 muaj afat të bëhet i gatshëm për lojë. Shpresojmë se nuk do të kemi probleme."
Safet Gjici: "Jemi të kënaqur pasi ritmet janë të shpejta në fakt. Mbas inspektimit që zgjidhi arkitekti pasi ishin bllokuar një pjesë e punimeve. Fronte pune ka sa të duash. Edhe firma ka fronte puna, sepse janë çliruar frontet e punës. Besoj se duhet të shtohet fuqia puntore, ku mund t'i bëj edhe me dy turne, pse jo edhe më shumë për të arritur atë afatin që në fakt ne e kërkojmë, duke arritur edhe cilësitë dhe standartet e stadiumit të ri, pasi siç e dimë ekipi i
Kukësit po luan sa në një
stadium në një tjetër. Dua të falenderoj Federatën Shqiptare pasi e ka marrë realisht seriozisht zbatimin e planit, natyrisht edhe qeverisë shqiptare. Besoj se edhe ne do të jemi në gatishmëri të plotë për të zgjidhur çdo problematikë. Kemi rënë dakord për ato që preken nga ky
stadium. Do ta zgjidhim me mirëkuptim, pasi stadiumi është i
Kukësit dhe i kuksianëve dhe i askujt tjetër. Ne po planifikojmë edhe të hapim një pus, pasi siç e dijmë Kukësi ka probleme me ujin e pijshëm për qytetarët dhe jo më për stadiumin. Dihet se fusha do të jetë me bar natyral. Kemi kërkuar disa gjëra që janë shumë të rëndësishme për të mbajtur fushën në të ardhmen."
Pritet që
punimet në stadiumin "Zeqir Ymeri" të mbyllen brenda afateve kohore, çka do të thotë të jetë gati për ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare në fund të sezonit aktual.
Shtuar më 29/08/2019,
ora 16:26