FSHF merr vendimin, ndryshon orari i 2 ndeshjeve
Pëlqej
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të afrojë me 30 minuta dy sfidat e nesërme, atë mes Kamzës dhe Luftëtarit të vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore si dhe përballjen e Grupit A të Kategorisë së Parë mes Dinamos dhe Vllaznisë.

Për shkak të kohës së keqe dhe faktit që errësohet shpejt, është vendosur që këto 2 përballje të startojnë në orën 13:30 dhe jo 14:00 siç ishte parashikuar.

Kamza-Luftëtari luhet në stadiumin e qytetit të Kamzës, ndërkohë Dinamo-Vllaznia do të luhet në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes. Kujtojmë që nesër në orën 17:00 do të zhvillohet edhe sfida tjetër e Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Laçit.
Shtuar më 08/12/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori