FSHF merr vendimin, në këtë datë do të luhet finalja e Superkupës Skënderbeu-Laçi
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se është vendosur që
finalja e
Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ndeshja do të luhet në datën 12 gusht në orën 19:45.
Edhe pse Skënderbeu e
fitoi si
Kupën ashtu edhe kampionatin,
rregullorja e përcakton që klubi që arrin t’i fitojë të dyja trofetë do të ndeshet me finalistin e Kupës, pra me Laçin.
Shtuar më 02/08/2018,
ora 16:15